Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, më datën 07.05.2019, rreth orës 23:00 është njoftuar se disa persona të dyshuar janë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në vendin e punës në fshatin Dollc të Klinës.

“Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me viktimat të cilët kanë njoftuar lidhur me rastin dhe sipas tyre personat e dyshuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një kompani.

Gjatë të shtënave nga ana e të dyshuarve nuk ka pasur persona të lënduar.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit: G. G. lindur me 1985 m/k/sh, R. I. lindur me 1987m/k/sh”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’. /Telegrafi/