Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Çair, plagoset një 35-vjeçar

Një tridhjetë e pesë vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sonte në Çair, njofton MPB.

“Sot (14.10.2024) përafërsisht ora 18:10 nga GOB “Shën Ohridski” në SPB Shkup është raportuar se në spital është sjellë i lënduar E.A. (35) nga Shkupi, me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë, me gjasë për shkak të borxhit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version