Telegrafi

Të shtëna me armë shkaku i mos mbajtjes së maskës, të paktën dy të vdekur në Rusi

Të paktën dy persona u vranë dhe tre u plagosën kur një sulmues i armatosur qëlloi në Moskë.

Sipas mediave ruse, sulmuesi është arrestuar. Të shtënat kanë ndodhur në një institucion shtetëror për lëshimin e dokumenteve.

E përditshmja e Moskës, RBK pretendon se sulmuesi është 45-vjeçari, banor i Moskës, Sergei Glazov, raporton france24.

Agjencia TAS bën të ditur, duke iu referuar burimeve anonime të policisë, se të shtënat kanë ndodhur pas diskutimit për mbajtjen e maskave.

Burri ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë. Në këtë moment bëhet e ditur se asnjë nga punonjësit në qendër nuk ka pasur kohë të shtypnin butonin e alarmit.

Sipas MPB-së viktimat janë punëtor dhe vizitor. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 10-vjeçar. /Telegrafi/