Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë nga një veturë në Llukar, gjenden 5 gëzhoja në vendngjarje

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Llukar të Komunës së Prishtinës nga një veturë është shtënë me armë zjarri, duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të plumbave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur”, njofton policia.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja”, thekson njoftimi.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit dhe se ngjarja vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version