Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac të Skenderajt.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/