Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Shkodrës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në Shkodër, ku mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.
Të plagosurit janë identifikuar si Elona Çurku, Enrik Prenushi dhe Doni Lisi.
Ata janë transportuar për në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkaq po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=lYYUQfo9a_E