Telegrafi

Të shtëna me armë në SHBA, tre të vdekur

Gjatë një feste të rinjsh në SHBA është shtënë me armë zjarri. Si pasojë, ka pasur 3 viktima dhe një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Mukilteo, pranë Seatle.

Policia amerikane u shpreh se gjithçka ka ndodhur përgjatë festës.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se kanë dëgjuar së paku 20 të shtëna. Forcat policore kanë arrestuar autorin, ndërsa po hetohet për shkakun e ngjarjes.