Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e plazhit në Radhimë të Vlorës. Konflikti mes tyre ka degjeneruar në të shtëna me armë zjarri çka ka frikësuar pushuesit në plazh, por fatmirësisht pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në plazh, mes kilometrit 7-8 në aksin Vlorë Radhimë. Dëshmitarët okularë tregojnë se personi që ka shtënë ka ardhur nga parkingu i plazhit dhe nuk dihen motivet e përdorimit të armëve.
Policia, informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. /Telegrafi/