Policia ka pranuar informatën se sot rreth orës 12:00, në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë, në një veturë janë parë njolla gjaku.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit.
Ajo tha se policia e ka shoqëruar për në stacionin policor për intervistim.
Ahmeti sqaroi se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Konstandin Kristoforidhi’ në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”, thuhet në raport. /Telegrafi/