Site icon Telegrafi

Këta janë dy të plagosurit nga të shtënat me armë në Pejë (Foto/Video)

(E plotësuar) Gjatë orëve të pasdites së sotme, në qytetin e Pejës, gjegjësisht tek Ura e Zallit ka ndodhur një incident me të shtëna armësh.

Siç kanë thënë edhe nga spitali Rajonal i Pejës, nga ky incident me armë kanë mbetur katër të plagosur.

Ndërkohë Telegrafi merr vesh se dy të plagosurit janë vëllezërit B.K dhe N.K.

————————————————————————–

Katër të lënduarit nga të shtënat me armë në Pejë jashtë rrezikut për jetë (Foto/Video)

Drejtori i Spitalit rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, ka thënë për Telegrafin se katër të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë.

Sipas tij, dy prej të plagosurve janë fëmijë.

“Gjendja e fëmijëve është kryesisht stabile. Ndërsa dy të lënduarit të tjerë kanë lëndime me armë zjarri afër enëve më të mëdha të gjakut të boshtit të kurrizit dhe gjendja e tyre është stabile. Por, për të qenë më të sigurt, do t’i transferojmë për QKUK, në Prishtinë”, ka thënë Dreshaj.

————————————————————————–

Katër të plagosur në Pejë, pamje të momentit të të shtënave me armë (Foto/Video)

Gjatë pasditës së sotme kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri në Pejë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se të shtënat kanë ardhur nga armë të ndryshme si kallashnikovë.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes në të cilën shihen disa persona me armë në duar te futen në veturë. Vetura largohet në drejtim ende të panjohur.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që ende nuk dihen motivet.

————————————————————————–

Të shtëna armësh në Pejë, nga katër të plagosurit edhe një fëmijë (Foto)

Katër të plagosur është rezultati i të shtënave me armë zjarri në qytetin e Pejës gjatë pasdites së sotme.

Këtë për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Spitali rajonal i Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë, Telegrafi gjithashtu merr vesh se nga të plagosurit, kalimtarë të rastit, është edhe një fëmijë. /Telegrafi/

————————————————————————–

Të shtëna me armë në Pejë, ka edhe të plagosur (Foto)

Në qytetin e Pejës ka ndodhur një përleshje me armë, kanë bërë të ditur burime të Telegrafit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për Telegrafin.

Megjithatë ai nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë.

Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi, ka edhe të kalimtarë të plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version