Telegrafi

Të shtëna me armë në një xhami në Norvegji, policia arrestoi sulmuesin

Nga të shtënat me armë zjarri në një xhami në Oslo të Norvegjisë, një person ka mbetur i lënduar.

Policia i është përgjigjur me shpejtësi sulmit të armatosur në qendrën islamike al-Noor dhe arrestuan sulmuesin, derisa në bazë të hetimeve të para, mendohet se ai vepro i vetëm, transmeton Telegrafi.

“Atij iu gjetën dy armë të gjata dhe një pistoletë, pasi theu një derë xhami dhe nisi të shtinte me armë. Derisa i lënduari është dërguar në spital, policia po hulumton hapësirën ku ndodhi krimi” thuhet shkurt në raportin e policisë.

Lidhur me të arrestuarin, nuk është bërë i ditur asnjë detaj, vetëm se është me ngjyrë të bardhë.

Viktima, një 75-vjeçar që falej rregullisht në atë xhami, është dërguar në spital, ndërsa nuk bëhet e ditur gjendja tij. /Telegrafi/