E plotësuar: Policia njofton se gjatë sulmit në Teksas, 27 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 15 janë të plagosur.
Sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia, por ende nuk janë dhënë detajet rreth identitetit të tij e as nuk dihen arsyet e këtij sulmi makabër.
———————————-
TË SHTËNA ME ARMË NË NJË KISHË TË TEKSASIT, RAPORTOHET PËR VIKTIMA
Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas, gjatë shërbimeve të së dielës. Mediat raportojnë se nga të shtënat ka edhe viktima.
Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County.
Raportohet se personi i armatosur hyri në kishë në rreth 11:30 sipas kohë lokale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri.
Policia tha se kishte viktima, por nuk dihet ende numri.
Autori është qëlluar për vdekje nga policia. /Telegrafi/