Një person është arrestuar në Graqanicë, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një hotel.
“Gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë TT-M-57, dy karikatorë me 14 fishekë, një pistoletë Swith Wesson me një karikator me dy fishekë dhe katër gëzhoja”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/