Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se rreth orës 00:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën Beteja e Jeshkovës ne Prizren, dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.
“Veprimet policore ishin të menjëhershme, dolën në vendin e ngjarjes ku në atë lokacion gjetën se i dyshimti SH. B, i lindur në vitin 1975, kishte shkrepur disa here në ajër me pistoletë dhe me pushkë te gjuetisë me arsyen se kishte një aheng familjar.
Policia informoj Prokurorin Shtetit dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj : Një pistoletë me gaz Waltherme numër serik: LG19132180, një karikator me katër fishek kalibri pa njohur dhe një pushkë gjuetie Sabbati Rover 870 me numër serik: R56541, që dyshohet se janë gjuajtur nga këto armë”, thuhet në njoftim.
Me rekomandim te Prokurorit te Shtetit për Krimeve të rënda iniciohet rasti. Rasti të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”. /Telegrafi/