Site icon Telegrafi

Daçiq thotë se Surinami ishte nën presion për ta njohur Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq para serbëve ka konfirmuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Republika e Surinamit.

Ai ka thënë se kjo njohje është e 106-a me radhë, përkundër asaj që sot institucionet e Kosovës kanë thënë se është njohja e 112 me radhë, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë se Surinami e ka njohur Kosovën pas presioneve të mëdha nga sponsorët e pavarësisë së Kosovës,.

Megjithatë, Daçiq thotë se njohja nuk është e rëndësishme, por i mbet merak se si u bë kjo nga disa shtete pas shpinës së serbëve.

Exit mobile version