Telegrafi

Të shtëna me armë në Melbourne të Australisë, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

Nga të shtënat me armë në Melbourne të Australisë raportohet se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Një person raportohet se me veturë ka përplasur qëllimisht këmbësorët, ku pastaj ka dalë nga vetura dhe ka shtënë me armë.

Nga ky sulm raportohet për tre të vdekur dhe 20 të lënduar. Disa prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar sulmuesin në vendin, ndërsa ky sulm u tha se nuk ka lidhje me terrorizmin.