Site icon Telegrafi

Sulm me armë në Melbourne të Australisë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Në një sulm me armë zjarri, pranë një klubi të natës në Melbourne të Australisë, një roje sigurimi ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 3:20 të mëngjesit në lagjen e argëtimit që ndodhet në periferi të qytetit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Duket se është shtënë ma armë nga makina në drejtim të turmës që qëndronte jashtë klubit të natës”, ka thënë inspektori i policisë, Andrew Stamper.

Ndërsa një zëdhënëse e Policisë ka thënë se ende nuk ka dëshmi se sulmi i kryer ka të bëjë me terrorizmin.

Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e këtij rasti.

Exit mobile version