Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Lezhë, raportohet për të plagosur

Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë, pranë tregut të këtij qyteti.

Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur drejtuesi i një furgoni, i identifikuar si Tonin Ndreca, pas një sherri me një person tjetër nga Kurbini, i identifikuar si Marjan Kola.

Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.

I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. /a2cnn/

Exit mobile version