Është rrethuar hoteli “Bellagio” dhe një kazino në Las Vegas, pasi u raportua për disa të shtëna me armë. Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar
Policia amerikane tashmë ka rrethuar zonën dhe ka bastisur lokalet pasi u dëgjuan disa të shtëna me armë në një kazino, pjesë e hotelit “Bellagio”.
DailyMail thotë se ky incident mund të ketë lidhje me një grabitje, mirëpo ende nuk dihet zyrtarisht, transmeton Express.