Të shtëna ne armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Ne orën 19:30 ne rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacionit policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca”, ka thënë Gjurkaj.
Ai ka shtuar se pas te shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/