Të paktën tre persona janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, pas të shtënave në qytetit gjerman të Frankfurtit.
Sipas Policisë, dikush kishte shtënë me armë nga vetura afër stacionit kryesor të policisë në këtë qytet.
Mediat gjermane nuk kanë raportuar për fajtorët e sulmit, por dyshohet se të përfshirë kanë qenë bandat lokale të krimit në këtë qytet.