Të shtëna me armë në festën e Halloween, dy të vdekur në SHBA
Besnike Salihu
Dy të rinj kanë gjetur vdekjen si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri pas një sherri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës gjatë një feste Halloween, ku mbetën të vrara dy vajza dhe u plagosën pesë të tjerë.
Gjithçka ka ndodhur në një apartament në Newburgh, qytezë në veri të New York.
Dy të dyshuarit quhen Rainer Hamilton, 21 vjeç dhe Tyson Oliveira, 20 vjeç. Ndërkohë, dy viktimat janë Omani Free, 18 vjeç dhe Tabitha Cruz, 20 vjeç. /noa.al/