Policia e Kosovës ka njoftua se në Podujevë, është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Nga Policia bëjnë të ditur se në vend të ngjarjes janë gjetur 26 copë gëzhoja të armëve dhe te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47, dy pistoleta dhe një fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Komunën e Skenderajt, ku tek i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri në aheng, është gjetur një pushke gjuetie.
Ndërsa, në Komunën e Gjilanit, një femër shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar para një lokali, është goditur nga një predhë në pjesën e sipërme të krahut.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor e njëjta ka pësuar lëndime të lehta (gërvishje).
Në Gllogovc është raportuar për një rast tjetër të ngjashëm, ku ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte në lokalin e tij, një predhë e armës AK -47 i kishte dëmtuar xhamin e lokalit.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.