Telegrafi

Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, ekipi i fushatës së ish-presidentit del me deklaratë

Ekipi i fushatës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kanë deklaruar se kandidati republikan “është i sigurt”, pas të shtënave me armë në afërsi të tij.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Bëhet e ditur se ish-presidenti ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, pas të shtënave, ai menjëherë ‘është zhvendosur i sigurt’ nga Shërbimi Sekret.

New York Post raporton se dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër Trumpin.

Ndryshe, ish-presidenti u plagos në një atentat në një tubim në Penslivani më 13 korrik. /Telegrafi/