Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë gjatë një ahengu në një shtëpi në Çikago, 13 persona mbesin të lënduar

Viktimat e të shtënave, janë nga 16 deri në 48-vjeçar.

Gjatë një ahengu në një shtëpi në Çikago të Shteteve të Bashkuara, pas mesnatës është hapur zjkarrë 13 përsona kanë mbetur të lënduar, katër prej të cilëve në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.

Këto të shtëna janë realizuar nga dy të pranishëm, të cilët nisën të përleshen shkaku i një zënke që kishin pasur muaj më parë.

Derisa po qëllonin në drejtim të njëri-tjetrit, ata plagosën disa prej miqve, ndërsa shtinë me arme në ambiente të ndryshme shtëpiake dhe më pas dolën në rrugë.

Megjithatë, policia po e konsideron rastin si të izoluar dhe që nuk ka rrezik për fqinjët ku ndodhi.

Lidhur me ngjarjen, njëri prej kryerësve që i është gjetur edhe një armë, është marrë në pyetje, derisa tjetri po trajtohet për lëndimet që ka marrë. /Telegrafi/

Exit mobile version