Telegrafi

Do të shqyrtohet kushtetueshmëria e ngritjes së kryqit në komunën e Butelit

Në seancën e radhës të caktuar për 31 maj të Gjykatës Kushteteuse, do të shqyrtohet kërkesa për kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për vendosjen e një kryqi në Komunën e Butelit, që nxiti tensione dhe përplasje, në muajin shkurt, kur u hodh gurthemeli i kryqit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo iniciativë është e 11-ta pikë e rendit të ditës të mbledhjes në Gjykatë, edhe pse, në infirmacionet e saj, nuk është bërë e ditur në mënyrë të posaçme se iniciativa ka të bëjë me kryqin në Butel, e as për nismëtarin. Vendosja e kryqit shkaktoi tensione, kur anëtarët e BDI-së dhe simpatizantët vendosën tenda në vendin ku duhej të ngritet kryqi, për të pënguar një gjë të këtillë./Telegrafi/