Telegrafi

A do të shpëtojë Hahn ”Përzhino 2” dhe komisionin Ad-Hoc për mediat

Në Brisel diskutohet për dështimin e Maqedonisë dhe dështimin e Agjencionit për Media dhe Shërbime Audio Vizuele për të zgjedhur anëtarin e pestë për të ndjekur punën e mediave para zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve të Televizionit Nova, në Komisionin Evropian diskutohet për të dërguar urgjentisht euro-komisionerin për zgjerim Johannes Hahn i cili duhet të ndërmjetësoj dhe së më shpejtë të zgjidhet anëtari i pestë që duhet të jetë shqiptarë dhe duhet të zgjidhet nga Slagjana Dimishkova, Cvetan Çilimanov, Goran Trpevski dhe Ljubomir Kostovski.

Sot katër anëtarët e propozuar nga dy partitë maqedonase kanë lëshuar mbledhjen pa ndonjë marrëveshje, edhe pse kanë diskutuar nga mëngjesi për nëntë emra se kush do të jetë në këtë vend për të cilin duhej të vendosnin BDI dhe PDSH./Telegrafi/