Këshilli Iniciativ për Shpëtimin e Kodrës së Diellit ka paralajmëruar një konferencë shtypi për ditën e nesërme përmes së cilës do të njoftojë për hapat që duhen ndërmarrë për shpëtimin e kësaj qendre turistike dimërore, si dhe hapat e kësaj iniciative qytetare nëse kërkesat hasin në vesh të shurdhër, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, ky Këshill u themelua mbrëmë, duke u bazuar në ankesat e shumëta të të punësuarve në Kodrën e Diellit, si edhe ankesat e qytetarëve për kushte të këqija për pushim, skijim, mungesë investimesh. Qëllimet e kësaj nisme duket se janë afatgjate./Telegrafi/