Site icon Telegrafi

Do të shpëtoheshin 36 mijë viktima të COVID-19, nëse autoritetet amerikane do të reagonin një javë më herët

Po të kishin respektuar distancën fizike sociale në SHBA vetëm shtatë ditë më herët, sigurisht se do të shpëtoheshin 36 mijë persona që kanë humbur jetën, thuhet në raportin e modelit të ri të parashikimit të realizuar nga Universiteti i Kolumbias.

Nëse në SHBA, më 1 mars do të fillonte aplikimi i masës së izolimit të qytetarëve, kufizimi i lëvizjes dhe të respektohet distanca sociale, e jo siç kanë vepruar me disa ditë vonesë, shumica e të vdekurve ngas COVID-19 do të mund të shmangeshin, kanë vlerësuar hulumtuesit, transmeton Telegrafi.

Sipas një skenari të tillë, rreth 54 mijë persona do të shpëtoheshin nga fillimi i majit. Ndërkaq kujtojmë që epidemia e coronavirusit shpërtheu në SHBA në fillim të marsit dhe po të ndërmerreshin veprimet e duhura qysh në fillim, do të parandaloheshin vdekjet e shumta në New York, New Orleans dhe qytetet tjera të mëdha.

“Është një dallim shumë i madh. Në këtë periudhë të shkurtër kohore, po të veprohej siç duhej, sigurisht se numri i viktimave të coronavirusit do të ishte shumë më i vogël”, ka deklaruar Jeffrey Shaman, epidemiolog pranë universitetit Kolombia dhe njëherit udhëheqës i ekipit të hulumtuesve.

Në SHBA, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit janë infektuar 1.593.000 si dhe afro 95 mijë tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version