Site icon Telegrafi

A do të shpërndahet të mërkurën Kuvendi i Maqedonisë?

Kuvendi nuk do të shpërndahet të mërkurën, ashtu siç ishte paralajmëruar. Për të enjten është caktuar seancë plenare me 18 pika rend dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të premten, partitë politike do të kenë takim me komisionerin për zgjerin, Johannes Hahn.

Sipas ligjit, kuendi duhet të shpërndahet nga 45 e deri më 60 ditë, deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, kështu që fundi i punës së deputetëve duhet të jetë më së voni për 15 ditë, pra më 27 tetor.

Siç miret vesh jozyrtarisht, arsyeja e mosshpërndarjes së parlamentit është sjellja e buxhetit për vitin 2017, ndërkaq duhet të korigjohen edhe njësitë zgjedhore, për shkak të numrit më të madh të votuesve në njësinë 6, si edhe duhet të sjellen ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve.

Deri më 27 tetor duhet që Gjykata kushtetuese të tregojë nëse PSP është jokushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version