Nesër duhet të shpërndahet kuvendi i Maqedonisë, për t’i hapur rrugë fillimit të fushatës zgjedhore. Nisma është dorëzuar nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, OBRM-PDUKM-ja kushtëzon shpërndarjen me votimin paraprak të Buxhetit për vitin 2017, kurse opozita propozon që buxhetin ta sjellë qeveria e re, e ndërkohë të zbatohet një financim i përkohshëm.
Gjithashtu, nesër do të diskutohet edhe për tepricën e votuesve në Njësinë zgjedhore 6, për të cilën çështje, deri tani nuk është gjetur zgjidhje. Argumentet janë se në dy njësi zgjedhore me nga 280 mijë votues dhe 305 mijë votues, zgjedhen nga 20 deputetë.
Edhe KSHZ-ja ka dërguar kërkesë zyrtare në Kuvend dhe në Ministrinë e drejtësië, por askush nuk ka reaguar deri tani./Telegrafi/