Tre fotografitë më të mira të vitit 2015, që kanë për temë refugjatët që kanë kaluar nëpër Maqedoni, gjatë tentimit për të ikur nga tmerret e luftës, do të shpërblehen më 18 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shpërblimet do të jepen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit që u kushtohet fotoreporterëve të Maqedonisë, ndërkaq mbështetet nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNHCR-së dhe Shoqatës maqedonase për juristë të rinj.
Gjithashtu do të ekpozohen 50 fotografitë më të mira të mbi 20 fotoreporterëve të Maqedonisë./Telegrafi/