Me 88 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi mori vendim që të shpallet konkurs për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Kërkohet kryetari, zv. kryetari dhe pesë anëtarë të KSHZ-së, dhe konkursi zgjat tetë ditë, nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare.
Kryetari i KSHZ-së duhet të propozohet nga opozita, kurse mandati i anëtarëve zgjat gjashtë muaj.
Përndryshe, përbërja e deritanishme dha dorëheqje pas skandalit për dhënie honorarësh të pamerituara. Vetëm anëtari i Lëvizjes Besa në KSHZ nuk dha dorëheqje, me arsyetimin se nuk ka qenë e përfshirë në skandal./Telegrafi/