Pas tetë muajsh dhe shumë thirrjeve drejtura Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), më në fundë, kjo gjykatë pritet të deklarohet për këtë çështje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Njohësit e kësaj çështje thonë se Gjykata nuk do të sjell ndonjë vendim për shfuqizimin e SPS-së, pasi që buron nga marrëveshja e Përzhinos, që u arrit me pajtueshmëri të katër partive më të mëdhaja politike në vend, LSDM, PDSH, OBRM-PDUKM dhe BDI.
Nga PSP-ja, për Tv Telma deklarojnë se nuk ka bazë ligjore që kjo prokurori të shpallet jokushtetuese. Lënda mund të futet në rend dite, në seancën e radhës që gjykata do ta mbajë këtë të mërkure.
Ligji për PSP-në kontestohet nga Todor Petrovi, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, dhe nga tome Todorovski, avokat nga Sveti Nikole, pasi që vjen deri te një përplasje me kësaj prokuroie dhe asaj ekzistueses që udhëhiqet nga Marko Zvërlevski, ndërkaq kontestohet edhepjesa e organizimit dhe funksionimit të PSP-së, si edhe mandati prej 4 vitesh./Telegrafi/