Site icon Telegrafi

Do të shpallet fletarrest ndërkombëtar për pesë shtetas të Maqedonisë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

24Vesti bën të ditur se Gjykata Penale ka dorëzuar kërkesë për t’u shpallur fletarrest për Mitre Pitropovski, njëri nga pesë personat të cilët nuk janë gjetur kur janë hapur hetimet për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas 15 ditësh kërkime, policia ka njoftuar gjykatën se nuk ka arritur t’i gjej personat e kërkuar. Pritet që fletarrest të shpallet edhe për personat Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Dejan Davidovski-Desho, dhe Mlladen Dodevski.

Përndryshe, gjithsej 36 persona ngarkohen me akuzën e kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version