Provinca Alberta në Kanada ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të largohen nga aty.
Kjo për faktin se këtë pjesë, gjegjësisht Fort McMurray, Alberta, e kishin kapluar flakët e “tërbuara”, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, evakuimi ka qenë më i madhi në historinë e Albertës.
Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, autoritetet kanë paralajmëruar se zjarri mund të shkatërrojë shumicën e qytetit.
Zjarri ka shpërthyer qysh të dielën dhe ka djegur 1,600 struktura, përfshirë një shkollë të re, në Fort McMurray. /Telegrafi/