Qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes në Shkup, do të protestojnë edhe nesër për herë të 155-të.
Në protesta do të flitet për takimet e ardhshme me institucionet dhe mendimin e Gjykatës së Lartë për pagesën e Balkan Energy Group dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes, tanimë për tre vite protestojnë për llogaritë e tyre për të cilat thonë se nuk janë reale.
Rreth 12 mijë familje të cilat janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes, çdo muaj paguajnë fatura prej 500 deri 1200 denarë, varësisht nga madhësia e banesës./Telegrafi/