Ishte një ndër rep artistët më të kërkuar gjatë sezonit që po lëmë pas.
Këngët e tij që i solli u bënë të gjitha hite, por pos kësaj edhe tekstet që i shkroii për kolegë ishin ndër këngët më të kërkuara, ku mund të veçojmë atë të Dhurata Dorës, “Numrin e ri”.
Mirëpo, në një bisedë për Reload të RTV Dukagjinit, Gjiko ka treguar se do t’i pëlqente të shkruajë një tekst për këngëtarin Alban Skenderaj.
Se a do të arrijë të ketë një bashkëpunim të tillë, mbetet të shohim, megjithatë një gjë është e sigurt, nëse Albani do të kishte një tekst nga Gjiko, kënga do të merrte suksesin e vet.