Presidenti rus Vladimit Putin nuk do të shkojë në funeralin e Mbretëreshës, ka thënë Kremlini.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, zëdhënësi Dmitry Peskov shprehu lavdërime për Madhërinë e Saj në një konferencë me gazetarët.
Ai tha se populli rus kishte “respekt të madh” për “urtësinë dhe autoritetin e saj”.
“Kualitete të tilla janë shumë të pakta në skenën ndërkombëtare për momentin”, tha Peskov.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Ajo kishte mbretëruar për 70 vjet. /Telegrafi/