Vaksinat kundër fruthit për të cilat thuhet se nuk janë me afat të skaduar, por vetëm se në mënyrë të gabuar u janë vendosur dekleracionet, për shkaqe etike do të shkatërrohen, thuhet në vendimin e marrë të Agjencisë për ilaçe dhe mjete medicinale.
Bëhet fjalë për gjithsej 624 vaksina, ndërsa importuesi “Maqedonialek”, këtë duhet ta bëjë në afat prej tre ditësh. Shikohet edhe mundësia që kompania të suspendohet nga tenderi i ardhshëm i mundshëm.
Dënimi për një lëshim të tillë “Maqedonialek” mund ti kushtojë 50.000 euro. Sepse vaksinat vetëm se janë përdorur në procesin e imunizimit, përgjegjësia do të kërkohet edhe nga drejtorët e shtëpive shëndetësore publike dhe të punësuarit nëpër pikat e vaksinimit./Telegrafi/