Bayern Munich nuk do të shkarkojë Thomas Tuchel pas humbjes 3-2 ndaj Bochum, por CEO i klubit, Jan-Christian Dreesen refuzon të ofrojë mbështetjen e bordit.
Bayern Munich humbi 3-1 ndaj Bochum në një ndeshje që u ndërpre në dy raste për shkak të protestave të tifozëve.
Trajneri Tuchel ka qenë nën presion pas ecurisë së mjerueshme të kampionëve në fuqi të Bundesligës dhe Sky Sports raporton se ai nuk po mendon të japë dorëheqjen.
I pyetur nga Sport1 nëse Tuchel do të shkarkohet, Dreesen tha: “Ishte e qartë se kjo pyetje po vinte, kishte kohë që ishte afër. Unë nuk besoj në këto deklarata monstruoze të mbështetjes për trajnerët. Unë kam thënë tashmë diçka për këtë, por nuk është një pyetje që na lind sot, duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme”.
“Unë e di se çka dëshironi ta dëgjoni. Mund ta them edhe kështu. Por këto betime besnikërie zakonisht mbarojnë pas një jave, kështu që unë e them në mënyrën time. E kam thënë më parë – madje do ta bëj përsëris veten – kjo nuk është një çështje me të cilën po merremi aktualisht”.
Kur u pyet nëse Tuchel do të jetë ende në krye javën e ardhshme, Dreesen tha: “Sigurisht!”.
Bayern Munich ka 50 pikë dhe është tetë pikë larg Bayer Leverkusen që është lider. /Telegrafi/