Site icon Telegrafi

“Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera”, Armand Duka zbulon gjithçka rreth organizimit të Euro 2027 me Serbinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka ka dhënë një intervistë për UEFA-n, duke folur mbi rritjen e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar nën udhëheqjen e tij – nga rindërtimi i infrastrukturës sportive të vendit deri te “utopia” e kualifikimit për dy faza finale të EURO-së.

Megjithatë, vëmendja jonë është tek tema e bashkëpunimit të Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian 2027 për U-21.

Duka ka treguar se si ka ardhur deri te aplikimi dhe cila ishte ideja e tij për bashkëpunim me shtetin armik të shqiptarëve, Serbinë.

FSHF e quan vendim historik organizimin e Euro 2027 për U21 me Serbinë, flet Armand Duka
Lexo po ashtu FSHF e quan vendim historik organizimin e Euro 2027 për U21 me Serbinë, flet Armand Duka

“Fillimi i aplikimit ka qenë individual, por me një lloj pragmatizmi rrugës vendosëm të bashkonim kandidaturat me Federatën e Serbisë për të pasur më shumë shanse që ta fitonim organizimin e këtij turneu”, ka thënë fillimisht Duka.

“Shqipëria nuk ka organizuar kurrë më parë një turne sporti të një niveli kaq të lartë. Ne do të presim finalet e Kampionatit Evropian U-17 në maj këtë vit, që gjithashtu është një kompeticion i rëndësishëm, por pritja e finaleve të Kampionatit Evropian U-21 është një nivel shumë më i lartë”.

“Benefitet e Shqipërisë janë të shumta, që nga pjesëmarrja e Kombëtares tonë U-21 për herë të parë në finalet e një Evropiani e për të vijuar me përmirësimet në infrastrukturë që do të sjellë ky turne. Do të ketë përfitime ekonomike veçanërisht në drejtim të turizmit”.

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
Lexo po ashtu Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

“Në fund, por jo për nga rëndësia, mendoj se mesazhet që ne i japim botës me këtë organizim janë shumë të mëdha. Kampionati Evropian U-21 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli”.

“Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Ballkanit dhe do të tregojë se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version