Qytetarëve u vjen turp të kërkojnë ndihmë në qoftë se kanë problem me pagjumësinë, lodhjen kronike dispomin të ndryshueshëm të cilët janë simptome të depresionit. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në vitet të fundit janë shtuar udhëzimet mjekësore për qytetarët që vuajnë nga depresioni. Tatjana Baevska – Vuçkoviq, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup, në kuadër të së cilës funksionon edhe qendra ditore për trajtimin e të sëmurëve nga depresioni thotë se shumë qytetarë që vuajnë nga kjo sëmundje kanë turp për të kërkuar trajtim mjekësor.
“Numri nuk është i madh me krahasim në atë që kemi pritur, megjithatë po punohet në këto qendra. Shpresojmë se qytetarët do të marrin guximin dhe do të prekim deri te ata, pasi që këshilla dhe kujdesi mjekësor prej profesionalistëve është e pazëvendësueshme”, shprehet ajo.
Sipas saj, gjatë këtij viti, 230 pacientë kanë vizituar qendrat ditore për trajtimin e depresionit në Shkup. Pacientët e trajtuar kanë pasur probleme me lodhjen kronike, pagjumësinë, disponimin e ndryshueshëm dhe probleme tjera të natyrës psikike.
Ministria e Shëndetësisë tre vite më parë paralajmëroi hapjen e 36 qendrave të depresionit në kuadër të enteve shëndetësore publike në Maqedoni, por tani funksionojnë vetëm 15 prej tyre. Nga kjo ministri nuk japin të dhëna të sakta se sa ato po vizitohen nga qytetarët.
“Numri personave të cilët shërohen vazhdimisht ndryshon. Në përgjithësi, qendrat për depresion në Shkup dhe në Dellçevë janë më të vizituara nga ana e qytetarëve. Qendrat për depresion funksionojnë dhe janë në dispozicion të atyre qytetarëve që kanë nevojë”.
Mjekët theksojnë se stresi, jeta e shpejtë, ushqimi jo i shëndetshëm, janë shkaktarë fillestarë të simptomave të depresionit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, njerëzit që jetojnë në zonat urbane më shumë i janë të ekspozuar sëmundjeve psikike, se sa ata që jetojnë në vendbanime rurale./Telegrafi/