Site icon Telegrafi

Të sëmurët nga skleroza multiplekse në Maqedoni kërkojnë trajtim bashkëkohor

Të sëmurët me sklerozë multiplekse në Maqedoni kërkojnë trajtim bashkëkohor në spitalet e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni ka më shumë se 1200 persona të sëmurë nga kjo sëmundje. Kjo sëmundje përfundon me invaliditet dhe shfaqet tek personat nga 20 deri në 40 vite. Kjo sëmundje shumë rëndë zbulohet dhe për këtë në Maqedoni rëndë zbulohet, duke pasur parasysh edhe kushtet e rënda që i kanë spitalet e Maqedonisë.

”Nëpër botë ka shërime tre herë më të mira dhe më të avancuara. Ne kërkojmë përmirësime në sistemin shëndetësor në Maqedoni dhe për këtë ngrejmë zërin sot, në ditë ndërkombëtare për sklerozën multiplekse” thonë nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të të sëmurëve me sklerozë multiplekse./Telegrafi/

Exit mobile version