Telegrafi

Të sëmurët duhet të edukohen për aktivitet fizik

Analiza e 163 studimeve me më shumë se 22 mijë pacientë, ka treguar se është shumë me rëndësi që të sëmurët kronikë të edukohen me qëllim që të nxitet aktiviteti fizik i tyre.

Sipas këtyre analizave, suksesi i edukimit nuk varet nga mosha, gjinia, apo statusi socio-ekonomik, mirëpo pacientët që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme (p.sh. ata me sëmundje kardiovaskulare dhe diabetikët) është vështirë që të binden për të ushtruar.

Është me rëndësi se në kuadër të edukimit të pacientëve të përfshihet qëllimi i qartë, ndryshimet në mënyrën jetësore, kohën e caktuar të ushtrimeve, inkurajimin dhe dhënien e lëvdatave për pacientët të cilët iu përmbahen rregullave dhe nxitjen e vetë-kontrollimit.