Site icon Telegrafi

Të ruash tonin perfekt

Problemi zgjidhet në dy kohë. Para se të çelësh ngjyrën e flokut, trajtoje me produkte rigjeneruese, që veprojnë në thellësi dhe mbyllin luspat, duke e bërë sipërfaqen e flokut si pasqyrë.

Pas lyerjes, ekspertët këshillojnë përdorimin e shampove dhe balsameve specifike për flokë biondë, që ndihmojnë në theksimin e shkëlqimit dhe në zgjatjen e ngjyrës. Janë produkte që duhet të përdoren rregullisht. Jo vetëm që mbajnë ngjyrën më gjatë, por zvogëlojnë rrezikun që ngjyra bionde të marrë një nuancë metalike.

Ki parasysh edhe që flokët e lyer kanë nevojë njëherë në javë për një maskë ushqyese. /Telegrafi/

Exit mobile version