Telegrafi

Të rriturit konsumojnë më shumë pemë dhe perime

Nëse bëhet krahasimi në ushqimin e të rriturve dhe të rinjve, prania e karotenoideve në ushqimin e të rriturve është 20 për qind më e lartë sesa te të rinjtë, po ashtu konsumimi i flavonoideve është për 40 për qind më i lartë, ndërsa marrja e acidit ellagjik është për 80 për qind më e lartë te të rriturit.

Fitonutricientët janë komponentë bimorë që kanë efekt mbrojtës në shëndet.

Kështu, karotenoidet, sikurse beta-karoteni ose glikopeni, mund të ofrojnë mbrojtje nga kanceri i gjirit, ovariumeve dhe prostatës; flavonoidet si kvercetina dhe antocianidi mund të mbrojnë trurin; ndërsa acidi ellagjik që gjendet në dredhëza dhe në arra, mund të ndihmojë në luftën kundër disa formave të karcinomës, duke përfshirë edhe karcinomën e prostatës dhe gjirit. /Telegrafi/