Në Kuvendin e Maqedonisë është dorëzuar propozimi i rritjes së pagave për zëvendës-kryeministrat për 8.000 denarë
Sipas këtij propozimi, dallimi i pagës do të jetë 8027 denarë bruto apo për zëvendës-kryeministra, Hazbi Lika, Koço Angjushev, Bujar Osmani, Radmilla Sheqerinska dhe Iliver Spasovski, për 12 muaj është 782.620 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Oliver Spasovski deri tash kishte rrogën më të lartë prej 92.299 denarë, ndërsa me ndryshimet e reja do të keta më shumë se 100.000 denarë.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska nga 79.150 denarë, do të marrë 87 mijë denarë.
Me propozimin e ri koeficienti i zëvendës-kryeministrit do të llogaritet me koeficientin 4 në vend të 3.70./Telegrafi/