Site icon Telegrafi

Do të rritet çmimi i biletave për hyrje në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Biletat për hyrje në Kopshtin Zoologjik në Shkup pritet të shtrenjtohen për 30 denarë, dhe në vend të 50 denarëve siç ka qenë deri tani, do të kushtojnë 80. Hyrja për fëmijët nën moshën 3-vjeçare dhe më tej do të mbetet falas.

Këtë vendim pritet ta konfirmojë Bashkia e Shkupit në seancën e nesërme. Nëse miratohet vendimi, çmimet e reja do të vlejnë nga fillimi i qershorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e kryetarit të Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, thuhet se shtrenjtimi i biletave bëhet për shkak të rritjes së numrit të përmbajtjeve të kopshtit dhe kafshëve të reja që janë sjellur.

Sipas çmimores së re, do të vendosen çmime të reja edhe për përmbajtjet e reja që pritet të hapen këtë verë. Hyrja në parkun e dinozaurëve do të kushtojë 50 denarë, ndërsa për hyrje në “Mini kopshtin zoologjik” vizitorët do të duhet të paguajnë 20 denarë plus./Telegrafi/

Exit mobile version