Telegrafi

A do të rrihen turistët nga Maqedonia gjatë kthimit nga Greqia si në këtë rast? (Video)

Të shtunën kishte pritje të mëdha në kufirin Greqi-Maqedoni nga qytetarët e Maqedonisë që udhëtonin drejt Greqisë për të pushuar pasi në vend kishte fundjavë të zgjatur për shkak të Fitër Bajramit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por pritja para kufirit grek kishte ngritur nervozat tek qytetarët aq sa u pa se edhe filluan të rrihen qytetarët të cilët ishin zënë për tejkalim në pritje rendi.

Kthimi i turistëve do të duhet të nis çdo moment, e që gjithashtu pritet të ketë pritje të gjata në kufi dhe nervozë në mesin e vozitësve.

Përndryshe, qytetarët e Maqedonisë kanë edhe një barrierë plus në kufirin grek pasi duhet të aplikojnë për vizë të posaçme ku nuk shkruan askund se janë qytetarë të Maqedonisë. /Telegrafi/